Sot varroset 29-vjeçarja nga Suhareka që humbi jetën tragjikisht në aksident

Sot do të varroset Arijeta Rexhep Luzha, 29-vjeçarja nga fshati Vraniq i Suharekës, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të shtunën. Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq. Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ishin përfshirë dy vetura. Përveç viktimës, lëndime…

Lajme

16/08/2026 08:38

Sot do të varroset Arijeta Rexhep Luzha, 29-vjeçarja nga fshati Vraniq i Suharekës, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të shtunën.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ishin përfshirë dy vetura.

Përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.