Arrestohet në Greqi një shtetas kosovar, sekuestrohen 324 kilogramë kanabis
Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se operacioni është rezultat i një hetimi disa-mujor dhe shkëmbimit të informacioneve mes institucioneve…
Lajme
Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se operacioni është rezultat i një hetimi disa-mujor dhe shkëmbimit të informacioneve mes institucioneve të tri vendeve, transmeton lajmi.net.
Gjatë aksionit të zhvilluar nga autoritetet greke në Selanik, janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet A.G.
Sipas PSRK-së, gjatë operacionit policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis.
Në këtë hetim kanë kontribuar edhe Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.
Institucionet kosovare kanë bërë të ditur se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme hetimore.