Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, dy persona përfundojnë në pranga

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë. Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët…

Lajme

15/08/2026 18:29

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.

Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet.

Ai dyshohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare me inicialet D. N., banuese në Prizren, e cila dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Dyshohet se armët ishin trafikuar nga Kosova dhe do të përdoreshin për shitje te grupe kriminale. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, dorezë hekuri, raporton Top Channel.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.