Gjini për ftesën e Haxhiut: Nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses – po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur me letër ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me subjektet politike. Gjini ka deklaruar se Haxhiu nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po kërkojnë takim…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur me letër ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me subjektet politike.
Gjini ka deklaruar se Haxhiu nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po kërkojnë takim për të gjetur fajtorë për vendimin për ta çuar vendin në zgjedhje,raporton lajmi.net
“Ju dhe Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se Aleanca nuk dëshiron të bëhet “alibi” për, siç e quajti, zvarritjen e bllokadës institucionale deri në një datë të favorshme për zgjedhje.
“Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, ka përfunduar Gjini./Lajmi.net/