Zjarr në Planjan të Prizrenit, digjen një stallë dhe një shtëpi
Një zjarr ka përfshirë një stallë dhe një shtëpi në fshatin Planjan të Prizrenit. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 gusht 2026, rreth orës 12:50. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Si pasojë e tymit, dy persona kanë kërkuar tretman…
Lajme
Një zjarr ka përfshirë një stallë dhe një shtëpi në fshatin Planjan të Prizrenit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 gusht 2026, rreth orës 12:50. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Si pasojë e tymit, dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Fsh. Planjan, Prizren / 14.08.2026 – 12:50. **Është raportuar për një zjarr ku ishin djegur një stallë dhe një shtëpi. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor nga tymi. Rasti duke u hetuar”.