“Rreth 5 mijë aplikime”, Sveçla: Nga e hëna, vendimet për shtetësi merren në lokacionin e ri të Agjencisë për Regjistrim Civil

Nga e hëna, 17 gusht 2026, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ndryshimi i lokacionit…

Lajme

14/08/2026 22:05

Nga e hëna, 17 gusht 2026, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ndryshimi i lokacionit synon krijimin e kushteve më të mira dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.

Sipas Sveçlës, është shtuar edhe stafi mbështetës, me qëllim të shkurtimit të radhëve dhe kohës së pritjes gjatë marrjes së shërbimeve.

“Një hapësirë më e përshtatshme dhe shërbim më efikas për qytetarët”, ka shkruar Sveçla.

Ai bëri të ditur se nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5 mijë qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.

Ndërkohë, qytetarët mund të aplikojnë për këto shërbime edhe online përmes platformës e-Kosova, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të qasshëm.

Sveçla tha se institucionet do të vazhdojnë të punojnë për ofrimin e shërbimeve sa më të shpejta, efikase dhe të qasshme për qytetarët.