“Borxhe nga 500 deri në 3 mijë euro” – KRU ‘Prishtina’ nis aksionin për shkyçjen e konsumatorëve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot janë realizuar disa shkyçje në zonën e Prishtinës, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe nga 500 deri në 3 mijë euro. Sipas njoftimit në Facebook, gjatë aksionit janë evidentuar edhe raste të shumta të lidhjeve ilegale të ujit. “Po ashtu, edhe lidhje ilegale të shumta.Aksionet do të…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot janë realizuar disa shkyçje në zonën e Prishtinës, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe nga 500 deri në 3 mijë euro.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë aksionit janë evidentuar edhe raste të shumta të lidhjeve ilegale të ujit.
“Po ashtu, edhe lidhje ilegale të shumta.Aksionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit”, KRU ‘Prishtina’.