30 ditë paraburgim për të miturin në Ferizaj, dyshohet se rrahu rëndë një person dhe dëmtoi një biznes
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri që dyshohet për veprat penale “rrahje” dhe ”asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e…
Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri që dyshohet për veprat penale “rrahje” dhe ”asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamenti për të Mitur – Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se:
Ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 13 gusht 2026, rreth orës 06:10 minuta në një rrugë në Ferizaj, i mituri me dashje merr pjesë në rrahjen e cila rezulton me lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurve A.A. dhe A.Sh., e cila kishte ndodhur një vit më parë në shtetin e Zvicrës ku posa e vërenin të dëmtuarin, fillimisht e përcjellin me veturën e tyre dhe posa e takojnë, ndalen dhe me shpejtësi dalin nga vetura ku i pandehuri D.A., e godet të dëmtuarin me një mjet të fortë të mprehtë – thikë njëherë në pjesën e majtë të abdomenit e pastaj i pandehuri A.A., e godet të dëmtuarin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit e pastaj edhe i mituri e godet me një mjet të fortë, shkop druri, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo dëmtimin e rëndë të shëndetit disa herë në pjesën e kokës dhe në të gjitha pjesët e trupit, për çka i dëmtuari nga veprimet e tyre detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj për shkak të gjendjes tejet të rënduar shëndetësore transferohet për në QKUK në Prishtinë.
Gjithashtu, më datë kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si në pikën I të këtij dispozitivi i mituri me dashje që të dëmtojë pasurinë e të dëmtuarës, konkretisht pronën e “H.P”, saktësisht derën e hyrjes si dhe inventarin i cili ka qenë i vendosur brenda ambientit të këtij biznesi në atë mënyrë që i mituri së bashku me të pandehurit D.A. dhe A.A., pas përleshjes fizike me të dëmtuarin A.Sh., i njëjti kishte marrë një mjet të fortë dhe të rrezikshëm “shkop druri” dhe ia dëmton derën e hyrjes dhe inventarin i cili ka qenë i vendosur brenda ambientit të këtij biznesi, duke i goditur disa herë, pronë e të dëmtuarës, me ç` rast ia bënë të papërdorshëm duke i shkaktuar dëme materiale.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.