Haziri: Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me bashkëpunimin ndërpartiak. Haziri tha se LDK-ja mbetet e gatshme për një president konsensual, por theksoi se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, transmeton lajmi.net. “Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor”,…

Lajme

14/08/2026 15:23

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me bashkëpunimin ndërpartiak.

Haziri tha se LDK-ja mbetet e gatshme për një president konsensual, por theksoi se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, transmeton lajmi.net.

“Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor”, shkroi Haziri.

Postimi i plotë:
Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’.
LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri.
Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë.
Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo.
LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!/lajmi.net/