Hamza me porosi për Kurtin: Pa u rikthyer rendi kushtetues, me ne s’mund të flitet për asgjë tjetër

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i ka bërë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti që të kthehet në Kuvend e të konstituohet kuvendi. Hamza deklaroi se ata qëllimshëm po e shkelin afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit. “Z.Kurti, zonja Haxhiu dhe z.Dehari kanë kaluar një kufi që s’është dashur të kalojnë kurrë.Ata qëllimisht kanë shkelur…

Lajme

14/08/2026 11:26

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i ka bërë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti që të kthehet në Kuvend e të konstituohet kuvendi.

Hamza deklaroi se ata qëllimshëm po e shkelin afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Z.Kurti, zonja Haxhiu dhe z.Dehari kanë kaluar një kufi që s’është dashur të kalojnë kurrë.Ata qëllimisht kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetues. Jo një afat të vendosur nga PDK-ja e nga opozita por nga Kushtetuta që tashmë e kanë suspenduar.Dhe sot s’kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese e institucionale sepse përveç që s’kemi Kuvend brenda afatit kushtetues s’kemi as Qeveri me mandat të ri.Pra institucionet po funksionojnë në një teren të pasigurtë, me shkelje kushtuese e të rregullores së kuvendit e përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën.Kjo s’është normale dhe s’do lejojmë që të bëhet normale.Shteti s’është Albin Kurit, shteti është Kushtetuta, ligjet dhe institucionet. Grupi Parlamentar i VV-së ka fituar të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit ,por s’e ka fituar të drejtën të ndalë orën kushtetuese”,deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.

Ai tha se Kurti e ka fituar të drejtën të negociojë por jo t’i vendos interesat politike mbi kushtetutën.

“Avi Dehari e ka përgjegjësinë për të drejtuar seancën konstituive, por jo mandat të interpretojë kushtetutën sipas interesit të partisë së tij.Rreziku më i madh nuk është më vetëm shkelja, por që shkeljen e kanë bërë precedent. Ne refuzojmë këtë. S’ka mandat politik mbi kushtetutën, s’ka shumicë mbi kushtetutën. S’ka individ mbi kushtetutën, prandaj qytetarë të dashur kjo shumicë parlamentare ka detyrime kushtetuese dhe këto detyrime s’mund të zëvendësohen me interesa politike.Konstituimi i tashëm se kthen orën pas, por Kuvendi duhet konstituuar sepse përndryshe nuk rrjedhin afatet kushtetuese. Prandaj edhe sot i ftojmë hajdeni konstituojeni kuvendin sepse mbi çdo parti është Kosova dhe Kushtetuta.Partitë vijën e shkojnë, qeveritë po ashtu, por Republika e Kosovës duhet të mbetet e mbetet vetëm atëherë kur Kushtetua respektohet. Kurti po e mban peng shtetin. I kërkojmë të reflektojë dhe të heq dorë nga këto veprime anti-kushtetuese.Sepse pa u rikthyer rendi kushtetues, me ne s’mund të flitet për asgjë tjetër”,shtoi Hamza.

Ai tha gjithashtu se “Përderisa nuk reflekton dhe s’e kthen procesin në binaret kushtetuese Kurti s’ka kredibilitet për të hapur tema të tjera shtetërore.”./Lajmi.net/