Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, arrestohen tre persona
Policia ka intervenuar pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në Lipjan, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi të ndryshme. Sipas Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar 15 gëzhoja, 11 fishekë dhe një pistoletë, transmeton lajmi.net. Në lidhje me rastin, autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona,…
Lajme
Policia ka intervenuar pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në Lipjan, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi të ndryshme.
Sipas Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar 15 gëzhoja, 11 fishekë dhe një pistoletë, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me rastin, autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Kosovës.
Pas intervistimit në polici, të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit dhe ndaj tyre rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.
Postimi i plotë:
Lipjan/ 13.08.2026-22:54. Pas disa të shtëna me armë zjarri policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 15 copë gëzhoja, 11 fishekë dhe armën pistoletë. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./lajmi.net/