Kurti në diplomimin e 100 zyrtarëve korrektues: Mbajeni lart uniformë, zbatoni ligjin dhe shërbeni me ndershmëri

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka organizuar sot ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për zyrtarët korrektues, ku diplomuan 100 kadetë të ShKK-së. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Me këtë rast Kurti deklaroi se sot 100 zyrtarë të rinj përmbyllin trajnimin profesional. “Sot 100 të…

Lajme

14/08/2026 10:36

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka organizuar sot ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për zyrtarët korrektues, ku diplomuan 100 kadetë të ShKK-së.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Me këtë rast Kurti deklaroi se sot 100 zyrtarë të rinj përmbyllin trajnimin profesional.

“Sot 100 të ri e të reja po përmbyllin me sukses përvojën profesionale për të ecur përpara.Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe që kërkon disiplinë integritet dhe përkushtim për sigurinë dhe rendin.Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Në tri vitet e fundit në SHKK janë rekrutuar rreth 400 zyrtarë të rinj dhe është investim i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe në ndërtimin e një shërbimi korrektues modern, profesional dhe stabil. Por numrat nuk janë qëllim në vetvete, pas çdo rekrutimi qëndron një përgjegjësi, pas çdo uniformë qëndron një detyrë dhe pas çdo zyrtari qëndron besimi i qytetarëve dhe mbështetja e institucioneve. Kosova po zhvillon një shërbim korrektues që gjithnjë e më tepër po fiton besimin e qytetarëve”,deklaroi Kurti.

“Nga sot ju përfaqësoni shtetin dhe duhet treguar dinjitet. Shërbimi juaj korrigjon, pra është i drejtë dhe shërbimi juaj edhe përmirëson pra është i dobishëm. Sot familjet tuaja dhe republika e Kosovës kanë arsye të jenë krenar me ju” shtoi ai.

Kurti tha se nga nesër fillon përgjegjësia e vërtetë.

“Mbajeni lart uniformë, zbatoni ligjin dhe shërbeni me ndershmëri duke afirmuar profesionalizmin çdo ditë. Në emër të Qeverisë së Kosovës ju uroj suksese. Urime gjenerata e 46-të”./Lajmi.net/