Drita turpëron Tre Fiorin, fiton 5-0 dhe siguron kualifikimin në rundin e radhës
Drita ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Tre Fiorit, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e kthimit të rundit kualifikues. Skuadra nga Gjilani ishte dukshëm më e mirë gjatë gjithë takimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke dominuar lojën dhe duke shënuar plot pesë herë, transmeton lajmi.net. Për Dritën realizuan K.…
Sport
Drita ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Tre Fiorit, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e kthimit të rundit kualifikues.
Skuadra nga Gjilani ishte dukshëm më e mirë gjatë gjithë takimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke dominuar lojën dhe duke shënuar plot pesë herë, transmeton lajmi.net.
Për Dritën realizuan K. Nguena, A. Manaj dhe M. Arthur, ndërsa Manaj gjeti sërish rrjetën për të kompletuar paraqitjen bindëse të skuadrës gjilanase.
Me fitoren e sontme, Drita e mbylli eliminatoren ndaj Tre Fiorit me rezultat të përgjithshëm 9-1 dhe siguroi kalimin në rundin e play-off-it.
Në fazën e ardhshme, skuadra kosovare do të përballet me Inter Club d’Escaldes nga Andorra./lajmi.net/