Ardian Gjini reagon pasi LDK lëvizi nga qëndrimi për bashkëpunim me VV-në, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij. “Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.
“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.
Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, të cilin, siç shprehet Gjini, “po e degradon çdo ditë”.
Kryetari i Aleancës ka përsëritur edhe gjashtë kushtet e subjektit të tij për çdo qeveri të ardhshme, duke theksuar se Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri.
Aleanca kërkon që qeveria e ardhshme të pranojë këto pika:
-
- Pranimin e gazit amerikan;
- Ndërtimin e kapaciteteve energjetike;
- Përfundimin e infrastrukturës kryesore;
- Ngritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla;
- Lirimin e bujqve nga tatimi në pronë;
- Investime në kryeqytet.