Pas 26 vitesh shërbim, Arben Visoqi, dhëndrri i Thaçit, përjashtohet nga Policia: Nga VV më kanë paralajmëruar për planin që po përgaditej nga zyra e tyre kundër meje

Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visoqi ka bërë të ditur se vendimi për largimin e tij është marrë pas një procedure disiplinore disamuajshe, të cilën ai e kundërshton dhe paralajmëron…

Lajme

13/08/2026 19:37

Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visoqi ka bërë të ditur se vendimi për largimin e tij është marrë pas një procedure disiplinore disamuajshe, të cilën ai e kundërshton dhe paralajmëron se do ta ndjekë në rrugë ligjore, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, procedura disiplinore është iniciuar për shkak të disa postimeve private në Facebook, të cilat, siç pretendon ai, janë konsideruar si dëmtim i imazhit të Policisë së Kosovës.

Visoqi pretendon se rasti është iniciuar pas një ankese anonime dhe akuzon zyrtarë të caktuar brenda Policisë së Kosovës për hakmarrje, duke e ndërlidhur këtë me raportimet sinjalizuese që, sipas tij, kishte bërë më herët për dukuri negative dhe keqpërdorime brenda institucionit.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza për ndikim politik, duke pretenduar se pas procedurës qëndron Vetëvendosje. Visoqi thotë se kishte marrë paralajmërime për një plan kundër tij dhe familjes së tij, ndërsa pretendon se në të njëjtën ditë kur ndaj tij ishte iniciuar procedura disiplinore, bashkëshortja e tij ishte degraduar në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në postimin e tij, Visoqi ka kritikuar edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e akuzuar se nuk ka ndërmarrë veprime për trajtimin e raporteve të tij sinjalizuese dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Visoqi, i cili është dhëndër i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmendur edhe lidhjet familjare dhe historinë e tij të shërbimit, duke deklaruar se është krenar për punën e tij dhe familjen.

Ai ka paralajmëruar se tash do ta kërkojë të drejtën e tij në gjykatë dhe në instanca të tjera.

“Tani më mbetet ta mbroj të drejtën time në Gjykatë dhe në instanca tjera, i bindur në të drejtën time ligjore, por… edhe morale”, ka shkruar Visoqi.

Në fund të postimit, ai ka falënderuar qytetarët, mediat lokale, familjarët, miqtë dhe kolegët e Policisë së Kosovës për mbështetjen gjatë muajve të fundit.

Visoqi ka theksuar se, pavarësisht vendimit për largimin nga puna, mbetet krenar për 26 vitet e shërbimit të tij në Policinë e Kosovës dhe është shprehur i vendosur që, siç thotë ai, të luftojë në rrugë ligjore për atë që e konsideron padrejtësi.

Postimi i plotë i tij:

Te nderuar miq,
Pas 26 vitesh pune me perkushtim maksimal dhe dinjitet te larte njerezor dhe ligjor, si punonjes dhe si epror ne Policine e Kosoves, sot mu dha vendimi per largim nga puna.
Vendimi u soll pas nje beteje ligjore disa mujore brenda Policise se Kosoves.
Akuza: do i kem qitur hije te zeze imazhit te Policise se Kosoves me postime private ne Facebook, duke me ngarkuar me shkelje te rende disiplinore-duke ma mveshur sikur ta perdorja facebook ne uniforme apo ne emer të Policise!
Motivi: Rasti disiplinor me eshte inicuar nga Vetevendosje me ankese anonime, ndersa eksponent brenda Policise se Kosoves bartes te 3 organeve kryesore per luftim te dukurive negative dhe disiplines se brendshme, per te njejten çeshtje, kane shfrytezuar rastin qe te me hakmerren pershkak te raporteve sinjalizuese ndaj tyre, duke me hapur edhe nje rast tjeter (per t’u siguruar keshtu qe goditjet e tyre te jene me efekt).
Ne kete rast, drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, ne vend qe te zbatoj ligjshmerine per hetim te raporteve sinjalizuese dhe mbrojtje te sinjalizuesve, i pa zot qe te mirret me çeshtje te ndieshme dhe keqperdorime sistematike dhe masive nga ana e ketyre organeve, gjen menyren me te lehte: kunderigjshmerine, qyqarllekun dhe dorezimin para krimit. Ne pabesi, por edhe i shtyer edhe nga politika, kete rast Vetvendosja, e cila kishte shkuar aq larg sa te falsifikoj elemente Facebook-u qe do te mirreshin per baze si te mireqena me vone ne proceduren disiplinore ndaj meje, zgjedh te mirret me denoncuesin e krimit, nje punonjesi luftetar te krimit dhe ketyre krimineleve (te dyshuar) brenda Policise.
Ndaj, nje kurreshtar do te pyeste pse Vetvendosje?
Sepse, burime nga Vetvendosje me kane çu fjale dhe paralajmeruar per planin qe po pergaditej nga zyra e tyre kunder meje dhe familjes.
Sepse, te njejten dite e degraduan kunderligjshem bashkeshorten time në Poste Telekomin e Kosoves dhe po ate dite me eshte inicuar procedura disiplinore ndaj meje. Dhe, as une e as bashkeshortja ime nuk jemi të vetmit familjar të Hashim Thaqit qe perndjeket politikisht dhe familjarisht nga kjo parti dhe lideri frikacak i saj.
Por, keto jane çeshtje te imeta ne raport me katandisjen e vendit, jo stabilitetin dhe kaosin politik dhe institucional qe po i shkaktohen Republikes se Kosoves dhe çeshtje tjera qe nderlidhen me procesin e gjykimit te luftes se drejt të UÇK-se dhe prijesve te saj ne Hage. Njeherit te kaluares sone te lavdishme, shtetit dhe te ardhmes.
Çka tani?
Tani me mbetet ta mbroj te drejten time ne Gjykate dhe ne instanca tjera, i bindur ne te drejten time ligjore, por…edhe morale.
Perndryshe, asnje te keqe s’kam bere (as ligjore e as morale).
Nese dikush ka dileme, ligji i Policise se Kosoves eshte i qarte:
‘’Punonjesi i Policise se Kosoves gezon te drejta civile dhe politike si çdo qytetar tjeter. Ne kete rast-edhe perdorimin privat te Facebook-ut si e drejt civile.
Prandaj, jam krenar me punen time. Do ta mbaj koken larte edhe tani, dhe gjithmone!
Jam krenar me familjen time Visoqi!
Jam vellau i deshmorit legjendar Bujar Visoqi!
Krenar qe kam luftu per kete vend!
Krenar me historine e familjes!
Privilegj te jem dhanderr i Hashim Thaqit, daja i 3 djemve te mij! Jam shume me FAT…!
Per fund, meqe nuk kam patur te drejt të prononcohem per çeshtje pune gjate procedures disiplinore dhe suspendimit, tani shfrytezoj rastin te falenderoj secilin qytetar per perkrahjen keta muaj te fundit. Jam entuziazmuar shume me kete!
Dua te falenderoj mediumet lokale, familjaret dhe shoqerine time!
Poashtu edhe gjithe koleget e ndershem qe vazhdojne te sherbejne ne Policine e Kosoves.
Miq, me vie keq qe po ju troturoj me keso lajmesh…perndryshe une jam pergaditur moralisht dhe psiçikisht te perballoj dhe luftoj padrejtesite…por… kam punuar edhe me familje dhe me dy prinderit-qe mos t’i merzis!🙋‍♂️./lajmi.net/