Arrestohen 3 persona në Ferizaj, dyshohen për vrasje në tentativë
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person, duke përdorur edhe mjete të forta. Rasti është raportuar mëngjesin e 13 gushtit, rreth orës 06:05, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, fillimisht si “Lëndim trupor”. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, tre të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar viktimën A.SH.,…
Lajme
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person, duke përdorur edhe mjete të forta.
Rasti është raportuar mëngjesin e 13 gushtit, rreth orës 06:05, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, fillimisht si “Lëndim trupor”.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, tre të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar viktimën A.SH., si pasojë e të cilit ai ka pësuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, ndërsa më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit dhe kanë mbledhur dëshmi e prova relevante.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit, D.A., 26 vjeç, dhe A.A., 29 vjeç, janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, për të dyshuarin e mitur, A.A., 17 vjeç, është kontaktuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh.
Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin do të njoftojë përmes raportit vijues.