Osmani: LDK nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i japim vendit President

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani ka dal me një postim pas mbledhjes së grupit parlamentar dhe konferencës së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Osmani e ripërsëriti atë që Abdixhiku e tha në konferencë se LDK nuk do të kërkoj asnjë pozitë dhe se President i Republikës së Kosovës duhet të zgjidhet dikush që…

Lajme

13/08/2026 18:02

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani ka dal me një postim pas mbledhjes së grupit parlamentar dhe konferencës së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Osmani e ripërsëriti atë që Abdixhiku e tha në konferencë se LDK nuk do të kërkoj asnjë pozitë dhe se President i Republikës së Kosovës duhet të zgjidhet dikush që e mbron kushtetutën dhe vendin, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin.
Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë./lajmi.net/