Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë në sallë shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka bërë me dije se ka interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Për rrjedhojë, Dhomat e Specializuara janë detyruar të marrin kohë shtesë për konfirmimin e kërkesave për praninë fizike…
Lajme
Gjykata Speciale ka bërë me dije se ka interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Për rrjedhojë, Dhomat e Specializuara janë detyruar të marrin kohë shtesë për konfirmimin e kërkesave për praninë fizike në sallë në kohën kur shpallet vendimi.
“Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në galerinë për publikun dhe numrit shumë të madh të kërkesave për pjesëmarrje në këtë seancë, procesi i shqyrtimit kërkon kohë. Sikurse është bërë me dije në lajmërimin e parë, konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se dy javë përpara seancës. Në atë kohë, të gjithë ata që kanë dërguar kërkesë brenda afatit do të marrin përgjigje në të cilën konfirmohet në qoftë se pjesëmarrja e tyre është e mundur ose jo, bashkë me çdo informacion tjetër relevant”, thotë Specialja në komunikatë.
Më 16 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të shpallet aktgjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.