KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin për pije dhe përgatitje të ushqimit
KRU Prishtina ka njoftuar banorët e fshatit “Miradi e Ulët” që të mos e përdorin ujin as për pije dhe as për përgatitjen e ushqimit. Përmes një postimin në Facebook, KRU Prishtina thotë se gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në Miradi të Ulët është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit. Kompania…
Lajme
KRU Prishtina ka njoftuar banorët e fshatit “Miradi e Ulët” që të mos e përdorin ujin as për pije dhe as për përgatitjen e ushqimit.
Përmes një postimin në Facebook, KRU Prishtina thotë se gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në Miradi të Ulët është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” tha se kjo masë do jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum.