Kontrollohet shtëpia e Fehim Sali i arrestuar për spiunazh- Policia sekuestron mbi 39 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Sipas njoftimit të Sistemi Prokurorial të Kosovës, arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. I arrestuari në këtë rast është nga Komuna e…

Lajme

13/08/2026 14:03

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Sipas njoftimit të Sistemi Prokurorial të Kosovës, arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

I arrestuari në këtë rast është nga Komuna e Dragashit dhe është i angazhuar në sistemin arsimor serb brenda Kosovës.

Sali ishte edhe pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK) brenda Presidencës së Kosovës, i emëruar më 2022.

Ky Këshill ka mandat dy vjeçar, ndërsa Sali nuk ka figuruar pjesë e Këshillit aktual.I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

E në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka njoftuar mbi arrestimin e tij si dhe urdhërkontrollin e kryer në vendbanimin e të dyshuarit, transmeton lajmi.net.

Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

katër (4) telefona celularë;

dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin./Lajmi.net/