Të shtëna me armë në një aheng në Jabllanicë të Pejës, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël të Pejës. Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Pejë më 12 gusht 2026, rreth orës 23:15. Pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin, raporton lajmi.net Gjatë…

Lajme

13/08/2026 14:11

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël të Pejës.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Pejë më 12 gusht 2026, rreth orës 23:15. Pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin, raporton lajmi.net

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të markës Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje të armës.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që gjatë organizimit të ahengjeve dhe festimeve të tjera të përmbahen nga përdorimi i armëve.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë personave që përdorin armët në mënyrë të kundërligjshme/Lajmi.net/