Tahiri: S’kemi ende përgjigje nga Dehari për takim, mbi 17 ministra po shkojnë në zyre të betuar si deputet- Prokuroria duhet të veproj

Deputeti i Aleancës, Bensik Tahiri ka deklaruar se rrethanat në të cilat është Kosova dhe rrethanat e Kuvendit të Kosovës tregojnë jo vetë për emergjëncë kombëtare por për një tendencë të shkatërrimit të rendit kushtetues e pamundësimit të ushtrimit të funksionit të deputetit. Sot ne kemi dërguar kërkesë zyrtare si Aleancë në koordinim me partitë…

Lajme

13/08/2026 13:47

Deputeti i Aleancës, Bensik Tahiri ka deklaruar se rrethanat në të cilat është Kosova dhe rrethanat e Kuvendit të Kosovës tregojnë jo vetë për emergjëncë kombëtare por për një tendencë të shkatërrimit të rendit kushtetues e pamundësimit të ushtrimit të funksionit të deputetit.

Sot ne kemi dërguar kërkesë zyrtare si Aleancë në koordinim me partitë politike që kanë qenë në opozitë duke kërku takim me kryesuesin z.Dehari, në mënyrë që nesër në ora 11:00 kur kalon 48 orëshi të ndodhë seanca.

“Nuk kemi pasur asnjë përgjigje, s’kemi marrë asnjë koment.Kur neve na pamundësohet ushtrimi i funksionit tonë si deputet dhe e shohim se ka nis shpërbërja e instilacioneve demokratike dhe shkatërrim i vendit tonë s’ka mbetur tjetër t’i provojmë rrugët funksionale e më pas veprimet politike në kthim të rendit institucional në Kosovë.Shkelja e Kushtetutës përpos që po ndodhë në Kuvend, po ndodh edhe mazi në Qeveri.Ky është Ligji për Qeverinë, 2026 që flet për pajtueshmërinë dhe parandalimin e  konfliktit të interesit.Në rast se një anëtar i qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i njëjti duhet të jap dorëheqje një ditë para certifikimit. Kemi mbi 17 ministria që janë deputet e shkojnë në zyre në mënyrë antiligjore”,deklaroi Tahiri, transmeton lajmi.net.

“Institucionet e hetuesisë si Prokuroria duhet të veproj. Kjo duhet të ndalet dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet që janë demokratike, sikur kjo sot që po bëjmë por s’do të ndalemi duke mbrojtur këtë tempull të demokracisë. Nuk guxon me na u mbyll dera edhe me ardhë e me i ofendu deputetët.”/Lajmi.net/