​Xhudoja kosovare synon sukseset e radhës, përgatitje intensive në Holandë

Ekipi i Kosovës në xhudo ka zhvilluar një javë përgatitjesh intensive në Kampin Olimpik Stërvitor në Papendal të Holandës, një prej qendrave më të njohura të sportit elitar në Evropë. Në këtë kamp janë mbledhur xhudistë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe ekipi kosovar, i cili po vazhdon…

Sport

13/08/2026 13:51

Ekipi i Kosovës në xhudo ka zhvilluar një javë përgatitjesh intensive në Kampin Olimpik Stërvitor në Papendal të Holandës, një prej qendrave më të njohura të sportit elitar në Evropë.

Në këtë kamp janë mbledhur xhudistë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe ekipi kosovar, i cili po vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kosova në Papendal është përfaqësuar nga Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Enise Zijade, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Shpati Zekaj.

Ekipi kosovar është udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, të cilët po punojnë me xhudistët në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme.

Kampi në Papendal paraqet një mundësi të rëndësishme për sportistët kosovarë që të matin nivelin e tyre me xhudistët më të mirë ndërkombëtarë dhe të përmirësojnë formën para garave të radhës.

Synimi i ekipit kosovar është që këto përgatitje t’i shërbejnë rrugëtimit drejt objektivave të mëdha, përfshirë Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Xhudistëve kosovarë u dëshirohen suksese në vazhdimin e përgatitjeve dhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.