13 shtëpi në Maxhunaj mbeten pa rrjet ujësjellësi, banori: Kanalizimet i kemi, po ujësjellës kurrë s’ka pasur

Një pjesë e fshatit Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë ka mbetur pa rrjet të ujësjellësit. Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, një banor ka thënë se bëhet fjalë për 13 shtëpi të cilat nuk janë të lidhura me rrjetin e ujësjellësit, pavarësisht se furnizimi i gjithë fshatit ishte premtuar. “Ekzistojnë 13 shtëpi të…

Lajme

13/08/2026 13:23

Një pjesë e fshatit Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë ka mbetur pa rrjet të ujësjellësit.

Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, një banor ka thënë se bëhet fjalë për 13 shtëpi të cilat nuk janë të lidhura me rrjetin e ujësjellësit, pavarësisht se furnizimi i gjithë fshatit ishte premtuar.

“Ekzistojnë 13 shtëpi të cilat nuk janë të furnizuara, jo me ujë, por as me rrjet. […] Plani ka qenë që i gjithë fshati të furnizohet me rrjet, dhe nuk e di si ka mbetur ajo lagje pa u furnizuar”, ka deklaruar banori.

Ai ka theksuar se banorët kanë të ndërtuar rrjetin e kanalizimit, por jo atë të ujësjellësit.

“Kanalizimet i kemi, po nuk e kemi ujësjellësin. Ujësjellës kurrë s’ka pasur”,tha ai.