Deliu-Kodra: Albulenë thirre seancën, mos e bllokoni institucionin që duhet t’u shërbej të gjithë deputetëve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, që kanë thënë se deputetët e PDK-së dhe Aleancës e kanë prishur vizitën e të rinjve dje aty. Deliu-Kodra ka thënë se Kuvendi nuk është LVV-ja, administrata e Kuvendit nuk është administratë e Albin Kurtit dhe sipas saj komunikatat e…

Lajme

13/08/2026 13:16

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, që kanë thënë se deputetët e PDK-së dhe Aleancës e kanë prishur vizitën e të rinjve dje aty.

Deliu-Kodra ka thënë se Kuvendi nuk është LVV-ja, administrata e Kuvendit nuk është administratë e Albin Kurtit dhe sipas saj komunikatat e Kuvendit nuk mund të shndërrohen në komunikata partiake.

“Deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk janë “të huaj” në Kuvend. Janë deputetë të zgjedhur, të betuar dhe me mandat të barabartë me çdo deputet tjetër. Është e papranueshme që administrata e Kuvendit të përdoret për të prodhuar një version politik të ngjarjeve dhe për ta vendosur institucionin në shërbim të një subjekti politik. Albulenë, thirre seancën. Kaq. S’keni punë tjetër këto ditë. Mos e bllokoni institucionin që duhet t’u shërbejë të gjithë deputetëve”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: