Pas ftesës së PDK-së për të mbajtur nesër seancë, Aleanca kërkon takim me Deharin për koordinimin e saj

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar se i ka drejtuar një kërkesë kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, për të zhvilluar një takim lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër. “Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të…

Lajme

13/08/2026 11:39

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar se i ka drejtuar një kërkesë kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, për të zhvilluar një takim lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

“Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka njoftuar se pas takimit do t’ju drejtohen mediave në hollin e Kuvendit. /Lajmi.net/

Ftesa e plotë: