Haxhiu i reagon opozitës: Mos e përfshini stafin e Kuvendit në beteja politike, vërejtjet ndaj punës sime adresoni drejtpërdrejt tek unë
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend. Ajo ka thënë se mospajtimet politike duhet të mbeten mes atyre që mbajnë përgjegjësi politike, shkruan lajmi.net. “Opozita nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje, ta vërë nën presion apo ta shënjestrojë për shkak të…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend.
Ajo ka thënë se mospajtimet politike duhet të mbeten mes atyre që mbajnë përgjegjësi politike, shkruan lajmi.net.
“Opozita nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje, ta vërë nën presion apo ta shënjestrojë për shkak të punës që kryen në kuadër të përgjegjësive të veta institucionale. Nëse opozita ka vërejtje ndaj punës sime, le t’i adresojë ato drejtpërdrejt tek unë ose përmes mekanizmave institucionalë. Nuk është e drejtë që zyrtarëve profesionalë t’u atribuohen motive politike apo të krijohet përshtypja se ata i shërbejnë një individi apo një subjekti politik vetëm pse po kryejnë detyrat e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë.
“Këtë sjellje e dënoj publikisht dhe kërkoj që çdo pretendim konkret të paraqitet me fakte dhe në rrugë institucionale, e jo përmes sulmeve dhe insinuatave ndaj zyrtarëve të Kuvendit”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: