Në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë shiteshin mjetë të mprehta e bokse metali, sekuestrohen qindra sosh

Stacioni Policor Pejё, me datë 05.08.2026, gjatё aktiviteteve Policore nё “Qarshinё e Gjatё”, janё vërejtur se nga shitësit ambulant janё duke u shitur mjete te mprehta, boksa metali etj. Policia nё bashkёpunim me inspektorёt e tregut kanё sekuestruar njё sasi tё konsiderueshme tё kёtyre mjeteve. Nё vazhdёn e kёtij aktiviteti me datё 12.08.2026, nё tё…

Lajme

13/08/2026 11:10

Stacioni Policor Pejё, me datë 05.08.2026, gjatё aktiviteteve Policore nё “Qarshinё e Gjatё”, janё vërejtur se nga shitësit ambulant janё duke u shitur mjete te mprehta, boksa metali etj.

Policia nё bashkёpunim me inspektorёt e tregut kanё sekuestruar njё sasi tё konsiderueshme tё kёtyre mjeteve.

Nё vazhdёn e kёtij aktiviteti me datё 12.08.2026, nё tё njëjtin lokacion, inspektorёt e tregut nё asistim nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Pejё, duke përfillur procedurat ligjore, tek personat e dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:

· tetёdhjetё e gjashtё (86) mjete tё mprehta (brisk)

· nёntёmbёdhjetё (19) boksa metalik

· dy (2) shufra metali

· tri (3) fatrolla thike