I dehur sulmoi policët gjatë detyrës në Malishevë, dy zyrtarë pësuan lëndime

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20. Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Policia ka njoftuar se i…

Lajme

13/08/2026 09:46

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, për gjendjen e zyrtarëve të lënduar, policia ka bërë të ditur:

“Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.”

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në raport. /Lajmi.net/