Zhduken dy djem në Viti, njëri prej tyre me probleme të shëndetit mendor

Dy persona janë zhdukur në Viti. Njëri prej tyre, me probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia më datë 9 gusht të këtij viti dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti po hetohet. “Viti / 09.08.2026 – NN. Më 12.08.2026 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datë e cekur vëllai i saj me të…

Lajme

13/08/2026 09:45

Dy persona janë zhdukur në Viti.

Njëri prej tyre, me probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia më datë 9 gusht të këtij viti dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti po hetohet.

“Viti / 09.08.2026 – NN. Më 12.08.2026 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datë e cekur vëllai i saj me të meta psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti tjetër ka ndodh më 7 gusht të këtij viti. Babai ka deklaruar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti po hetohet.

“Viti / 07.08.2026 – 14:00. Më 12.08.2026 ankuesi kosovar ka raportuar se djali i tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij.  Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/