Manxhuka hyn në Qeveri, deputetët e PDK-së e pyesin se ku është Kurti

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë pyetur zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka se ku ndodhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ndërsa Manxhuka po hynte në objekt, deputetët e PDK-së e pyetën se ku është Kurti, dhe “nga ka hy?” Ai deklaroi se Kurti veçse ka arritur që herët në objektin e…

Lajme

13/08/2026 08:42

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë pyetur zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka se ku ndodhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa Manxhuka po hynte në objekt, deputetët e PDK-së e pyetën se ku është Kurti, dhe “nga ka hy?”

Ai deklaroi se Kurti veçse ka arritur që herët në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Deputetë e PDK-së po protestojnë në ditën e dytë radhazi, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.