PDK sot sërish në Kuvend, kërkon thirrjen e seancës për nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të shkoj edhe sot në Kuvend të Kosovës për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Kjo u bë e ditur nga deputetja Vlora Çitaku gjatë konferencës për media. Çitaku tha se deputetët e PDK-së do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të shkoj edhe sot në Kuvend të Kosovës për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Kjo u bë e ditur nga deputetja Vlora Çitaku gjatë konferencës për media.
Çitaku tha se deputetët e PDK-së do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.
“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku./Lajmi.net/