IQMT tërheq nga tregu mbi 5 mijë produkte të qumështit pas mospërputhjeve të evidentuara
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar kontrolle në disa rajone të Kosovës, me fokus të veçantë te produktet e qumështit dhe mbrojtja e konsumatorëve. Gjatë aksionit, 8 ekipe të inspektorëve kanë kryer kontrolle në markete të mëdha në Mitrovicë, Prizren, Pejë, Prishtinë, Lipjan dhe Shtime, raporton lajmi.net Sipas IQMT-së, janë evidentuar shtatë produkte me…
Lajme
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar kontrolle në disa rajone të Kosovës, me fokus të veçantë te produktet e qumështit dhe mbrojtja e konsumatorëve.
Gjatë aksionit, 8 ekipe të inspektorëve kanë kryer kontrolle në markete të mëdha në Mitrovicë, Prizren, Pejë, Prishtinë, Lipjan dhe Shtime, raporton lajmi.net
Sipas IQMT-së, janë evidentuar shtatë produkte me mospërputhje, bazuar në raportet zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Postimi i plotë:
IQMT tërheq nga tregu 5,278 njësi të produkteve të qumështit të evidentuara me mospërputhje
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar edhe sot aksionin e inspektimeve në treg, me fokus të veçantë te produktet e qumështit dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve.
Përmes 8 ekipeve të inspektorëve, IQMT ka realizuar kontrolle në marketet e mëdha në regjionet e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Lipjanit dhe Shtimes.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar 7 produkte me mospërputhje, të përcaktuara në raportet zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilat janë gjetur në raftet e operatorëve ekonomikë të inspektuar:
Holla Barista 3.8%, 1 litër;
Crem për pite Bylmeti;
Holla Cooking Crem, 1 litër;
Qumësht My Cow 3.2%, 1 litër;
Mazë tradicionale Drena;
Mazë tradicionale Milket;
Krem për pite Bianco, 700 g.
Duke u bazuar në raportet zyrtare të AUV-së, nr. 4942, datë 27.07.2026, dhe nr. 5203, datë 10.08.2026, nga tregu gjatë ditës së sotme janë tërhequr 5,278 njësi të produkteve të lartcekura.
Gjithashtu, janë urdhëruar qendrat e operatorëve ekonomikë që kanë rrjete marketesh në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që të largojnë nga shitja produktet e evidentuara në raportet e AUV-së./Lajmi.net/