Dy vite burg për 172 mijë euro, Ahmeti: S’jam akuzuar për hajni e as për korrupsion
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për mosdeklarimin e mbi 172 mijë eurove. Në vendimin e marrë më 23 korrik, Ahmeti u dënua me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Ish-kryetari i kryeqytetit tha se kjo është një nga përvojat më të rënda dhe më të…
Lajme
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për mosdeklarimin e mbi 172 mijë eurove.
Në vendimin e marrë më 23 korrik, Ahmeti u dënua me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Ish-kryetari i kryeqytetit tha se kjo është një nga përvojat më të rënda dhe më të çuditshme që ka pasur ndonjëherë në jetë.
“Ne jemi sot më 12 gusht 2026, vendimi është marrë më 23 korrik 2026…. mandatin e kam përfunduar më 7 dhjetor 2021, 5 vite, dhe është fjala për një gabim në formularë sepse unë nuk jam akuzuar as për hajni, as për korrupsion as për shpëlarje e as për shmangie tatimesh e as për kurrgjë, përveçse një çështje në formularë”, tha Ahmeti në Klan Kosova.