Lushtaku pas zhvillimeve në Kuvend: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pati tensione dhe përplasje mes deputetëve. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë, siç u shpreh, “në krye të detyrës”. “Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës. Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku pati tensione dhe përplasje mes deputetëve.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë, siç u shpreh, “në krye të detyrës”.
“Sot dhe përgjithmonë, në krye të detyrës. Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje. Duhet të ketë përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa me ironi është shprehur edhe për kundërshtarët e tij.
“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa lulegjelat i përshëndes ashtu siç e meritojnë”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/