Hoxha thotë se ftesa e Kurtit për Hamzën u dërgua përmes WhatsApp-it
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka folur për ftesën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive opozitare, duke e kritikuar mënyrën e komunikimit për këtë takim. Hoxha tha se ajo që është paraqitur si mundësi për bashkëpunim, sipas saj, është shndërruar në fyerje. “Ajo…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka folur për ftesën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive opozitare, duke e kritikuar mënyrën e komunikimit për këtë takim.
Hoxha tha se ajo që është paraqitur si mundësi për bashkëpunim, sipas saj, është shndërruar në fyerje.
“Ajo vetëm mundësi për bashkëpunim nuk është, është fyerje. Sot zoti Hamza na ka treguar se ka pasur një shkresë në WhatsApp. Tash mundeni me kuptu, shkresat zyrtare duhet të jenë zyrtare”, ka deklaruar Hoxha në emisionin FIVE.
Ajo tha se komunikimet mes partive politike mund të zhvillohen edhe në mënyrë joformale, pa praninë e mediave, por sipas saj, kjo duhet të bëhet mbi bazën e mirëbesimit.
“Nuk them që ka ndonjë gjë të keqe, por ne duhet të vendosim ose t’i bëjmë komunikimet në WhatsApp, të mblidhemi pa media, pa askënd, siç kanë bërë plot herë partitë politike brenda ditës dhe qytetarët e kanë kuptuar pasi është marrë një vendim i përbashkët. Kjo është njëra formë joformale, por mirëbesimi”, tha deputetja e PDK-së.
Hoxha theksoi se nëse komunikimi ka nisur në formë zyrtare, edhe vazhdimi i tij duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë.