Bahtiri thotë se Kurti kishte Kauza: Ata që janë të etur për pushtet, nuk munden kurrë ta rrëzojnë një njeri që lufton për shtet

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar deputetët e opozitës për sjelljen e tyre. Bahtiri ka thënë se opozita po synon ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti përmes kaosit, ndërsa ka bërë dallim mes veprimeve të Kurtit para një dekade dhe atyre që, sipas…

Lajme

12/08/2026 19:01

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar deputetët e opozitës për sjelljen e tyre.

Bahtiri ka thënë se opozita po synon ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti përmes kaosit, ndërsa ka bërë dallim mes veprimeve të Kurtit para një dekade dhe atyre që, sipas tij, opozita po i bën sot në Kuvend.

Sipas tij, Kurti në atë kohë kishte “kauza” për të cilat protestonte, ndërsa sot opozita po përplaset për të marrë pushtetin.

Postimi i plotë:

ATA QË JANË TË ETUR PËR PUSHTET, NUK MUNDEN KURRË TA RRËZOJNË NJË NJERI QË LUFTON PËR SHTET, EDHE NËSE BËHEN TË GJITHË BASHKË KUNDËR TIJ!
Sot ishte tejet irrituese dhe e turpshme sjellja e disa deputetëve të opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mërgimtarët tanë që sot vizituan Kuvendin kanë dashur të dëgjojnë fjalë të mira, të shohin seriozitet, dinjitet e respekt për Republikën. Jo përplasje, jo britma, jo ujë e deri edhe përleshje fizike.
Dhe pastaj vjen arsyetimi i kësaj opozite famëkeqe ku thonë: “Edhe Albin Kurti ka bërë kështu para një dekade.”
Po. Ka bërë.
Por ka një dallim që nuk mund ta fshihni me asnjë propagandë:
Albin Kurti kishte KAUZA.
Kauza për të cilat ngulte këmbë. Kauza për të cilat protestonte. Kauza përmes së cilave ua pamundësonte juve që të nënshkruanit marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për shtetin dhe për sovranitetin e saj, siç edhe nënshkruat marrëveshje ku ia dhatë Malit të Zi 8200 hektarë, Zajdenicën, amnisti ndaj kriminelëve e deri edhe te pika kulmuese ku dëshironit të i ipnit tokë edhe Serbisë, deri në Urë të Ibrit, që të mos mundemi t’i gjejmë asnjëherë varrezat masive të më të dashurve tanë në Veri, ku sot pas shtrirjes së sovranitetit po i gjejmë të gjitha. Këtë e di unë jashtëzakonisht mirë. Më mirë së të gjithë të tjerët.
Po ju sot për çfarë kauze po hidhni ujë e vezë?
Për çfarë po përplaseni?
Për një kauzë shtetërore?
Për sovranitetin?
Për interesin e qytetarëve?
Jo.
Kauzë e juaja është që të ktheni miqtë tuaj të vjetër, siç është Radojçiqi me grupin e tij. Kjo u pa edhe mbrëmjen e së premtës së kaluar, ku dëshironit ta ruanit Kushtetuten e Republikës së Kosovës, duke ua bërë kuorumin Lista Serbe!! A Lista Serbe po e dashka më shumë Kosoven se LVV-ja a? More të mjerë!
Sot po shohim një opozitë të kapur nga frika.
Po bëjnë gjithçka që vendin ta çojnë në zgjedhje, vetëm që të provojnë ta largojnë Albin Kurtin nga pushteti, sa më parë. E pse? E dijnë ata vet.
Mos e ngatërroni KAUZËN me KAOSIN.
Mos e krahasoni një dekadë më parë me atë që po bëni ju sot.
Atëherë Albin Kurti përplasej që ta mbronte Kosovën.
Sot ju, me ndihmen e Listës Serbe po përplaseni që ta merrni pushtetin.
Pushteti nuk mund të merret asnjëherë me dhunë e kaos!
Pikë.