Vezir Haziraj qan me lot nga arratia dhe kërkon hallallin: Videoja e fundit që po e postoj

Vezir (Ramush) Haziraj, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e plagosjes së ndodhur të premten në fshatin Orrobërd të Istogut, është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale. Në video, Haziraj shfaqet duke qarë dhe, përmes një mesazhi emocional, kërkon hallallin nga njerëzit e tij. “Videoja e…

Lajme

12/08/2026 16:26

Vezir (Ramush) Haziraj, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e plagosjes së ndodhur të premten në fshatin Orrobërd të Istogut, është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në video, Haziraj shfaqet duke qarë dhe, përmes një mesazhi emocional, kërkon hallallin nga njerëzit e tij.

“Videoja e fundit që po e postoj…”, dëgjohet teksa shprehet Haziraj në videon e publikuar nga arratia.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, lidhur me rastin e plagosjes së raportuar në fshatin Orrobërd të Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari konsiderohet i armatosur. Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të mos i afrohen, por të njoftojnë Policinë në rast se kanë informacione për vendndodhjen e tij. /Lajmi.net/