Nuk u mjaftuan përplasjet e deputetëve, tensionohen edhe mërgimtarët në Kuvend: Nuk e din kush jam unë

Tensione janë shënuar edhe mes disa mërgimtarëve që ndodheshin në Kuvendin e Kosovës, në një ditë kur zhvillimet e tensionuara politike kanë sjellë përplasje edhe jashtë sallës plenare. Gjatë një momenti të krijuar mes tyre, njëri nga mërgimtarët dëgjohet duke iu drejtuar tjetrit me fjalët: “Ma se nuk e din kush jam unë?” Nuk dihen…

Lajme

12/08/2026 15:15

Tensione janë shënuar edhe mes disa mërgimtarëve që ndodheshin në Kuvendin e Kosovës, në një ditë kur zhvillimet e tensionuara politike kanë sjellë përplasje edhe jashtë sallës plenare.

Gjatë një momenti të krijuar mes tyre, njëri nga mërgimtarët dëgjohet duke iu drejtuar tjetrit me fjalët: “Ma se nuk e din kush jam unë?”

Nuk dihen detaje të tjera për shkakun e përplasjes mes tyre, ndërsa situata është zhvilluar në ambientet e Kuvendit, ku mërgimtarët kishin shkuar për vizitë.

Këto zhvillime vijnë në një ditë të tensionuar në Kuvend, ku deputetët janë përfshirë në debate dhe përplasje të shumta lidhur me vazhdimin e seancës konstituive. /Lajmi.net/