Lagjja Simfonia, një pamje ndryshe!

Të jetosh pranë qytetit, por larg zhurmës së tij, është një prej kërkesave që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për familjet që kërkojnë një standard më të mirë jetese. Lagjja Simfonia e pozicionuar në zonën e Mati 3 – Zllatar, në një lokacion të favorshëm pranë maleve të Parkut të Gërmisë, me pamje…

Lajme

12/08/2026 14:30

Të jetosh pranë qytetit, por larg zhurmës së tij, është një prej kërkesave që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për familjet që kërkojnë një standard më të mirë jetese.

Lagjja Simfonia e pozicionuar në zonën e Mati 3 – Zllatar, në një lokacion të favorshëm pranë maleve të Parkut të Gërmisë, me pamje të hapur panoramike nga qyteti
Pozicionimi i zonës, afërsia me Gërminë dhe trafiku më i ulët krahasuar me pjesët më të dendura të kryeqytetit janë ndër avantazhet që e bëjnë këtë pjesë të Prishtinës gjithnjë e më atraktive për banim.

Në lagjjen Simfonia pamja nuk është vetëm një detaj estetik, ajo bëhet pjesë e përditshmërisë, nga mëngjeset me horizont të hapur deri te mbrëmjet me dritat e qytetit përpara.
Për familjet që kërkojnë më shumë privatësi, hapësirë dhe afërsi me natyrën, pa u shkëputur nga qyteti, Lagjja Simfonia paraqet një alternativë moderne për jetesë dhe investim.

Faza e parë e Lagjes Simfonia, tashmë ka përfunduar dhe banorët kanë filluar ta përjetojnë jetesën në lagje. Kjo e bën projektin edhe më të prekshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin nga afër ambientin, pamjen dhe standardin e jetesës që ofron Simfonia.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur ta vizitojnë Lagjen Simfonia, ta përjetojnë nga afër projektin dhe të informohen për fazën e dytë, ndërtimi i së cilës tashmë ka filluar.
Eja vizitoje Simfoninë dhe shiko nga afër vendin ku mund të jetë shtëpia jote e ardhshme.

Tel & WhatsApp
+383 45 108 003
Lagjja Simfonia powered by Mana Development