Gashi: Në momentin kritik që ndodhet Kuvendi, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK’së – Duhet dialog, maturi, shtet dhe Republik
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka shkruar për situatën që ka ndodhur sot në Kuvend. Ai ka thënë se në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa sipas tij insistimi për bllokimin e tij vazhdon, shkruan lajmi.net. Gashi ka thënë se në këtë moment kritik po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka shkruar për situatën që ka ndodhur sot në Kuvend.
Ai ka thënë se në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa sipas tij insistimi për bllokimin e tij vazhdon, shkruan lajmi.net.
Gashi ka thënë se në këtë moment kritik po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.
“Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: