Rrahmani e Gola përplasen “keq” në Kuvend: Je rrenc, mashtrues – Ma shumë ki qime në fytyrë sesa neurone në tru

Një përplasje e ashpër verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola. Gjatë debatit, Rrahmani e ka akuzuar Golën për, siç është shprehur, gënjeshtra dhe mashtrime publike. “Je rrenës, mashtrues, publikisht je tu rrejt”, i është drejtuar Rrahmani deputetit të LVV-së. Gola i…

Lajme

12/08/2026 13:15

Një përplasje e ashpër verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.

Gjatë debatit, Rrahmani e ka akuzuar Golën për, siç është shprehur, gënjeshtra dhe mashtrime publike.

“Je rrenës, mashtrues, publikisht je tu rrejt”, i është drejtuar Rrahmani deputetit të LVV-së.

Gola i është kundërpërgjigjur duke e cilësuar Rrahmanin si të papërgatitur në aspektin mendor, ndërsa debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra.

“Kapaciteti jot mendor është i ulët. Ma shumë ki qime në fytyrë sesa neurone në tru, ik atje”, i ka thënë Gola Rrahmanit.

Përplasja ka ndodhur gjatë tensioneve të krijuara në Kuvend, në një kohë kur seanca për konstituimin e legjislaturës së re vazhdon të jetë në qendër të debatit politik. /Lajmi.net/