“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së

Deputetja e Guxo-s, Donika Gërvalla është përballur me deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë që partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit të thërrasë seancën konstituive. Gjatë përplasjes verbale, Gërvalla u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në takime për të diskutuar situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.…

Lajme

12/08/2026 13:05

Deputetja e Guxo-s, Donika Gërvalla është përballur me deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë që partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit të thërrasë seancën konstituive.

Gjatë përplasjes verbale, Gërvalla u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në takime për të diskutuar situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Pse nuk vini në takim? Dy mundësi ka, ejani takohemi, flasim për presidentin”, ka thënë Gërvalla.

Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: Jo, jo, e hapur është

Ndërkohë, deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Eliza Hoxha, kanë reaguar duke kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të respektohet Kushtetuta.

“Thirrni seancën”, kanë brohoritur deputetet e PDK-së.

Debati është tensionuar më tej kur Gërvalla i është drejtuar Deliut me një koment personal lidhur me higjienën, duke i kërkuar të largohej pak.

“Largohu pak, po të vjen era e gojës”, tha Gërvalla.

Pavarësisht këtij momenti, Deliu ka vazhduar t’i bëjë thirrje Gërvallës që të thirret seanca konstituive.

YouTube player