Lajm i mirë: Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK. “Në ditët në…

Lajme

12/08/2026 12:30

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK.

“Në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera, duke shënuar rezultate të reja në ofrimin e shërbimeve të fertilizimit të asistuar në sektorin publik. Urime për të gjitha familjet dhe ekipin mjekësor për këto lajme të gëzueshme!”, kanë shkruar nga QKUK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: