Edhe Mitrovica i bashkohet nismës qytetare për ndryshimin e Kodit Penal
Mitrovica i bashkohet sot nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të zhvillojë aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve nga ora 10:00 deri në 15:00, në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Qytetarët do të kenë mundësi të informohen për përmbajtjen e nismës…
Lajme
Mitrovica i bashkohet sot nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të zhvillojë aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve nga ora 10:00 deri në 15:00, në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Qytetarët do të kenë mundësi të informohen për përmbajtjen e nismës dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre.
Përmes kësaj nisme propozohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të ndalohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.
IKD ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të vizitojnë pikën e organizuar në shesh, të njihen me propozimet e nismës dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre.