“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Në Kuvend të Kosovës nuk është arritur të bëhet konstituimi. E sot deputetët e PDK-së të cilëve u janë bashkuar edhe ata të Aleancës kanë vendosur që të thërrasin seancë. E në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm edhe nga Vetëvendosje të cilët po vazhdojnë që këto ditë t’i presin mërgimtarët. Derisa…
Lajme
Në Kuvend të Kosovës nuk është arritur të bëhet konstituimi.
E sot deputetët e PDK-së të cilëve u janë bashkuar edhe ata të Aleancës kanë vendosur që të thërrasin seancë.
E në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm edhe nga Vetëvendosje të cilët po vazhdojnë që këto ditë t’i presin mërgimtarët.
Derisa Vlora Çitaku, deputete e e zgjedhur e PDK-së po fliste në lidhje me sakrificat e realizuara në Kosovë për liri e demokraci, Haxhiu tentoi që ta ndërpriste.
Çitaku deklaroi se dyert janë mbyllur për deputetët, derisa janë hapur për mërgimtarët dhe sot për të rinjt.
“Është dhënë gjak, mund, djers e sakrificë që Kosova me pas institucione. Nuk guxojnë me u sill sikurse s’po ndodhë kurgjo”, deklaroi Citaku.
“Kuvendi nuk është thjesht objekt, është institucion. Kam qenë këtu e ulur ditën kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.
Në këtë rast ndërhy u.d presidentja, Albulena Haxhiu e cila tha se hapur janë dyert./Lajmi.net/