Deputetët e PDK-së në Kuvend, Behrami: Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me atë të VV-së, por ne nuk lejojmë
Deputetët e PDK-së, tashmë ndodhen në Kuvend të Kosovës pasi kanë bërë kërkesë që sot të vazhdohet seanca konstituive. Deputeti i kësaj partie, Artan Behrami drejtuar VV-së ka thënë lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse sipas tij nuk munden ta mbulojnë tradhëtinë që po ia bëjnë shtetit. “Dyert janë të mbyllura, gazetarët nuk po…
Lajme
Deputetët e PDK-së, tashmë ndodhen në Kuvend të Kosovës pasi kanë bërë kërkesë që sot të vazhdohet seanca konstituive.
Deputeti i kësaj partie, Artan Behrami drejtuar VV-së ka thënë lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse sipas tij nuk munden ta mbulojnë tradhëtinë që po ia bëjnë shtetit.
“Dyert janë të mbyllura, gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda. Këta i kanë okupuar të gjitha institucionet. Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me logon e VV-së. Por, ne nuk do ta lejojmë”, ka shkruar Behrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: