Sulmohet me kondak të kallashnikovit dhe i dëmtohet vetura, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër dje në Prishtinë, i cili e ka goditur me kondak të kallashnikovit dhe i ka dëmtuar pasqyrën e veturës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është bastisur shtëpia por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në…

Lajme

12/08/2026 10:06

Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër dje në Prishtinë, i cili e ka goditur me kondak të kallashnikovit dhe i ka dëmtuar pasqyrën e veturës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është bastisur shtëpia por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 11.08.2026-22:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari duke e goditur me kondak të AK-47 dhe duke i dëmtuar edhe pasqyrën e veturës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është bastis shtëpia por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/