Emergjenca në QKUK me fluks pune: Gjatë 24 orëve të fundit i trajtoi rreth 380 pacientë, 41 prej tyre të lënduar në aksidente trafiku

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, edhe gjatë 24 orëve të fundit ka qenë dera e parë për të kërkuar ndihmë nga pacientë të rajonit të Prishtinës dhe më gjerë. Vetëm gjatë këtyre 24 orëve, ata kanë trajtuar gjithsej 337 pacientë. “Brenda kësaj periudhe janë trajtuar: 59 pacientë në Reanimim; 98 pacientë në…

Lajme

12/08/2026 09:27

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, edhe gjatë 24 orëve të fundit ka qenë dera e parë për të kërkuar ndihmë nga pacientë të rajonit të Prishtinës dhe më gjerë.

Vetëm gjatë këtyre 24 orëve, ata kanë trajtuar gjithsej 337 pacientë.

“Brenda kësaj periudhe janë trajtuar:

59 pacientë në Reanimim;

98 pacientë në Emergjencën Internistike;

75 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

81 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

22 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunimi dhe pastrimi i plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar:

1 rast i lëndimit nga armët e ftohta;

41 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, ka njoftuar QKUK.

Gjatë këtyre 24 orëve, janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: