Pacolli: Nga viti i ardhshëm, Aeroporti “Adem Jashari” ofron ujë të pijshëm falas për udhëtarët
Të gjithë udhëtarët që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga viti i ardhshëm do të kenë mundësi shërbimi me ujë të pijshëm falas. Këtë e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, pas takimit që ka zhvilluar me Gökhan Açıkgöz, drejtor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”,…
Lajme
Të gjithë udhëtarët që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga viti i ardhshëm do të kenë mundësi shërbimi me ujë të pijshëm falas.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, pas takimit që ka zhvilluar me Gökhan Açıkgöz, drejtor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si dhe Levent Kaylak, Drejtor i Përgjithshëm Operacional.
“Një vëmendje të veçantë në këtë takim i kemi kushtuar zbatimit të direktivave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për sigurimin e qasjes në ujë të pijshëm. Në përputhje me këto direktiva, u ra dakord për krijimin e këndeve të dedikuara për të ofruar qasje në ujë të pijes papagesë që rrjedh nga kroi, një shërbim thelbësor që do të jetë i disponueshëm për të gjithë pasagjerët nga viti i ardhshëm”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka thënë se kjo nismë jo vetëm që rrit standardin e shërbimit, por lehtëson rimbushjen e enëve vetjake, duke ndihmuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e mbetjeve plastike.